Sipas Statutit të Tribunalit të Hagës (neni 5) dhunimet janë krime kundër popullsisë civile të cilat kryhen në konfliktet e armatosura, qofshin ato ndërkombëtare apo të karakterit të brendshëm.
Një ndër format më të rënda të krimit kundër njerëzimit, të cilën e ka përdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formë e dhunës është përdorur si mjet lufte dhe ka qenë e planifikuar nga vetë shteti serb, si dhe është kryer në forma të ndryshme. Në këto raste nuk mund të flitet vetëm për cenim të integritetit fizik dhe psikik të femrës, por para së gjithash edhe për cenim direkt të integritetit moral dhe shpirtëror të popullit, për këtë edhe kjo formë e dhunës dënohet me të gjitha rregullat ndërkombëtare. Dhunimet seksuale të cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bënë kundër femrave shqiptare, kanë pasur karakter poshtërues, politik, hakmarrës, si dhe kanë pasur karakter të thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, si dhe ka qenë një ndër format më të rënda të krimeve të luftës në Kosovë, para dhe gjatë luftës në Kosovë. Në bazë të të dhënave nga tereni, intervistave të ndryshme, dëshmive të vetë viktimave por edhe nga dëshmitarët e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanë qenë të përhapura në krejt Kosovën. Ato kanë qenë të organizuara dhe të planifikuara nga regjimi serb, kanë qenë mjaft masive dhe kanë atakuar femrat e të gjitha moshave. Shumica e viktimave kanë qenë të moshës prej 12-13 deri 40-45 vjeçare. Ndërsa, struktura e të dhunuarave ka qenë e shumëllojshme, kështu në mesin e të përdhunuarave ka pasur të mitura, nuse, gra shtatzëna, gra të moshuara, fshatare, qytetare, studente etj. Karakteristikë e këtyre dhunimeve është se ato janë bërë: 1. Në mënyrë masovike. 2. Se ato janë bërë në prezencën e të afërmve të të dhunuarave. 3. Se ato janë bërë në objekte dhe kampe të ndryshme. 4. Se ato kanë qenë të programuara nga regjimi serb, dhe të kryera nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, për qëllime politike, hakmarrëse, dhe thyerjes morale dhe shpirtërore të popullit shqiptar. 5. Se këto akte janë manifestuar me sadizëm, bizariteti, mizori dhe me vrazhdësi të pashpjegueshme. 6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes së aktit të dhunimit janë vrarë për fshehjen e gjurmëve. 7. Dhunimet janë bërë ndaj të gjitha shtresave të femrave shqiptare. Edhe pse përmenden shifra të ndryshme të të dhunuarave, prapë se prapë është vështirë të dihet numri i saktë i të dhunuarave, për shkak të pasojave që mund ti kenë viktimat në të ardhmen, si dhe për shkak të turpit që e ndjejnë ato nga familjarët etj.
Nga të dhënat e mia nga tereni kam mbledhur shënime për 857 femra të dhunuara: 126 prej tyre iu dihet identiteti, vendi, koha, dhe në disa raste edhe emrat e dhunuesve të tyre. 1. 28 femra pasi janë dhunuar janë vrarë. 2. 8 femra pasi janë dhunuar, janë marrë nga dhunuesit dhe nuk dihet më për fatin e tyre. Në fund duhet theksuar se një pjesë e madhe e femrave të dhunuara janë në gjendje të rëndë psikike, materiale, sociale etj. fati i tyre në të ardhshëm është vështirë të prognozohet…
OJQ Jeta në Kastriot | Design by europa-design.com