Shkurorëzimet si pasojë e dhunimeve

Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2016 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup ( kanë gjinjë të prerë, gishtrinjë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk sheh fare dhe 37 në fytyrë me plagë të hapura, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjëra tjera etj), tri nga ato kanë bërë vetvrasje gjatë vitit që shkoi.

Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore, psiqike ato detyrohen të kujdesën përveç për vetën edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat 2016 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjekësore, ato kanë 3007 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën përkujdesin e nënës e cila është nën presion e dhunimit, frikës, skamjes dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet ndërsa të braktisura nga burrat janë 386 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara.

 

Ne si organizatë përpiqemi që përveq ndihmës profesionale të mjekëve që janë të të gjithë profesioneve synojmë që së paku për disa kohë t’i finacojmë fëmijët e tyre dhe ne duam nëpër mes trajtimit mjekësor t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që pasi ti kenë kaluar problemet psiqike dhe fizike të munden të gjenden në shoqëri pa ndihmën tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara dhe që presin ndihmën nga të tjerët sepse mendojnë se vetë janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

 

Organizata jonë bënë punë vullnetare duke i shfrytëzuar pasuritë personale vetëm e vetëm për të bërë një punë që mendojmë se meriton dhe se ia vlen sakrifica. Ne si organizatë e cila ka bërë dhe vazhdon ta bëjë punën e saj në teren, mandej në bazë të bisedave me pacentët (viktimat ) dhe jo vetëm ato por edhe me familjarët e tyre, rrethin ku jetojnë dhe farefisi ma i gjerë ,mandej në bazë të të dhënave nga tereni nga fshati në fshat dhe nga qyteti në qytet duke përfshirë këtu edhe numrin e madh të anketave që kemi bërë nëpër shumë vendbanime konkludojmë se shkurorëzimet e shumta që po bëhen pas luftës janë mbi 70 % të rasteve janë pasojë e dhunimeve që kanë ndodhur gjatë luftës dhe sot ne po i bartim pasojat e saja si shoqëri . Po ashtu këto shkurorzime do të shkatojnë ende pasoja tjera të shumëfishta të cilat do të vërehen qartë vetëm pas disa viteve.

 

Dihet mirë se sa janë të ndjeshëm populli ynë kur është në pyetje morali ndaj shumë burra sot ma lehtë iu kthejnë shpinën familjeve të tyre, kryesisht gruas dhe fëmijëve të pafajshëm se sa të ballafaqohen me të vërteten dhe të jetojnë me ndjenjën se femrat e dhunuara nuk janë fajtore aspak. Numri i pacenteve 2016 femra që ne i trajtojmë dhe i konsultojmë vazhdimisht është shumë fish ma i vogël se sa në të vërtetë është numri i femrave të përdhunuara, gjë që tregon se përdhunimi mbetet një nga shkaktarët kryesorë të konfilkteve në familjet tona. Kjo ndodh edhe pse shumë famije sot vazhdojnë me shumë xhelozi dhe fanatizëm ta fshehin shkakun e vërtetë të asaj që i ka ndodhur duke i dhënë kahje tjetër të vërtetës, pra duke mos thënë se po ndahen për shkak se gruaja e tij ka qenë e përdhunuar, por duke i mveshë arsyeje ndonj gjëje të paarsyeshme dhe të parëndësishme. Kjo e forcon edhe më shumë tezën tonë sepse faktet e vertet shpesh dalin në pah edhe pa dashur. Kjo ka dalë kur ne ( psikologet tona ) kanë biseduar me të dy palët pas ndërhyrjeve të policisë në rastet kur kanë ndërhyrë ata ndaj dhunës në familjet për të parandalur konfliktet. Saktë kjo është vërtetuar edhe pas dhënies së deklaratave shpesh del se e vertet e saktë është se shumë familje që vazhdojnë të jetojnë bashkarisht çdo ditë ballafaqohen me pasojën e dhunimeve dhe aty është burimi kryesor i konflikteve.

 

Një e dhënë tjetër të cilën ne si organizatë mund ta vërtetojmë është se numri i madh i vetëvrasjeve që po ndodhë në Kosovën e pasluftës është se njerëzit nuk mund të jetojnë me pasojat e dhunimit, por edhe nuk mund të jetojnë të shkurorzuar ndaj vetëm në qytetet kryesore pa hyrë në viset rurale si raste të vetëvrasjes mbi 90 % ka dal se viktima ka qenë edhe viktimë e dhunimeve ndaj nuk ka arritur ta përballojnë edhe një dhimbje të re shkurorëzimin.

 

Se shkurorzimet kryesisht bëhen për shkak të dhunimeve e ilustron edhe fakti se mbi 96 % e rasteve të shkurorëzuarit janë shqiptarë. Që këtë fakt ta bëjë më të qartë është edhe fakti se mbi 90 % të rasteve janë martesa mbi 5 vjeqare që do të thotë se ata nuk kanë pasur më herë probleme tjera, por kjo ka ndodhur pas luftës. Dhe krejt në fund për ta dëshmuar se dhunimet janë shkaktari kryesor i shkurorzimeve flet fakti se para luftës shkurorëzimet tek shqiptarët kanë qenë vetëm 1.6 % . Natyrisht se shumë shpesh na mungojnë edhe mjetet themelore për punë e që janë shumë të domosdoshme sepse ne po kërkojmë vetëm ato që të mund të kemi sukes patjetër në punën tonë dhe zvogëlimin e eliminimin e dhimbjes. Dhe sipas sondazheve tona keëto pasoja do të rriten shumëfish disa vite më vonë, mbetet punë e psikologëve dhe punonjësve socialë që ti zvoglojnë sa më shumë që është e mundur pasojat e gjithë kësaj.

OJQ Jeta në Kastriot | Design by europa-design.com